Republika Çeke regjistroi 168 raste të reja me COVID-19, rritja më e lartë ditore që nga 11 prill, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Rritja ditore e rasteve është luhatur ditët e fundit, pasi janë kryer testime të synuara në disa vende.

Të premten në mëngjes, filluan testimet në një minierë në rajonin Karvina në kufirin me Poloninë.

Ky është rajoni më i prekur në Republikën Çeke, me rreth 90 raste të konfirmuara me COVID-19 për 100 000 banorë.

Deri tani, Republika Çeke ka regjistruar 11 038 raste me koronavirus dhe 349 viktima.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: