Mëngjesin e këtij fillim prilli pothuajse në të gjitha zonat malore të Bashkive Librazhd, Prrenjas e Gramsh në Qarkun e Elbasanit kanë filluar reshje të dendura dëbore të cilat në disa zona shkojnë edhe mbi 35 cm .Burime zyrtare nga emergjencat civile në Prefekturēn e Elbasanit bënē me dije se si pasojë e reshjeve të dēborēs nuk ka probleme serioze në qarkullim në rrugët kombëtate dhe ato rurale përveçse në Njësinë Administrative Stebleve të Bashkisë Librazhd .

Aktualisht për shkak të instensitetit të lartë reshjeve të dëborës aksi Lunik -Stebleve pavarësisht punës që po kryhet , rruga që e lidh këtë zonë me qytetin e Librazhdir êshtë e pakalueshme ende . Deri në 12.00 të së mërkurës rruga drejt Steblevës në Njēsinē Administrative Steblevē në bashkinē e Librazhdit ka qenë e kalueshme pjesërisht vetëm nga ato të llojit fuoristradë dhe pasdreke pavarësisht intensitetit të rēnies së dëborës ajo do jetë e hapur edhe për autovrturat raportuan burime zyrtare .

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë që ndërmarrjet e mirëmbajtjes së rrugëve janë gadishmëri tē plotë me mjete për përballimin e çdo situate të vështirë që mund të krijohet në të gjitha zonat e Qarkut të Elbasanit .Gjatë mëngjesit të së mërkurës së 1 Prillit probleme serioze janë krijuar në qarkullimin e automjeteve edhe në aksin e rrugës kombëtare Librazhd -Elbasan pasi në Kthesat e Murrashit në orën 2 tê mëngjesit ka patur rrëshkitje masivesh me dhera e gurë që mbuluan trasenë e rrugës në një gjatësi 25-30 metra .

Kompania e mirēmbajtjes së kētij segmenti problematik ka arritur ta mbajë nën kontroll situatën e krijuar duke garantuar qarkullim normal të automjeteve rreth orës 7 të mëngjesit . Ndërkohë në të shtatë Bashkitë e Qarkut të Elbasanit , pavarësisht mbizotërimit të motit të keq me reshje shiu dhe dëborë në zonat malore nuk ka patur probleme të furnizimit me energji elektrike .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: