Reshjet e mëdha të shiu kanë shkaktuar probleme në qytetin e Vlorës, ku disa rrugë janë përmbytur.

Gazetari Enrik Mehmeti në një lidhje telefonike për ‘News24’ deklaroi se problematike paraqitet situata në rrugën “Albana e Romina’, ku është bllokuar qarkullimi për shkak të prezencës së madhe të ujit. Po ashtu, probleme janë shfaqur dhe në zonën në afërsi të Skelës, pranë Universitetit të Vlorës.

Mes të tjerash Mehmeti tha se reshjet e shiut kanë qenë shumë intensive gjatë natës, për të vijuar dhe në mëngjes. Duke marrë parasysh motin e keq, autoriteti portual i Vlorës ka pezulluar lundrimin e trageteve por dhe të anijeve të peshkimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: