Reshje të dendura dëbore kanë rënë në Xibër, e kësisoj është bllokuar qarkullimi në rrugën e Arbrit.

Prej pak orësh kanë nisur reshjet e borës në lartësinë mbi 900 metra mbi nivelin e detit në Qarkun e Dibrës.

Kjo ka bërë që reshjet të paralizojnë qarkullimin e automjeteve drejt Tiranës nëpërmjet rrugës së Arbrit.

Trashësia e borës në bypassin e Murrizit ka arritur në 15 cm duke bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve dhe të detyrojë autoritetet të bllokojnë hyrjen e makinave në fshatin Fshat në Klos dhe Bastar i Mesëm në Tiranë.

Në rrugë janë mjetet borëpastruese të firmës, por për shkak të reshjeve që vazhdojnë pastrimi total i rrugës është i pamundur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb