Reshjet e borës kanë përfshirë qytetin e Korçës gjatë natës. Në rrugën e Dardhës trashësia e dëborës ka arritur nga 5 deri në 15 cm.

Ndërsa në zona të tjera ka pasur edhe reshje shiu. Mësohet se në akset rrugore nacionale dhe turistike qarkullimi i mjeteve është bërë pa probleme, ndërsa rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Sakaq puna vijon për pastrimin e akseve ku edhe është bërë kriposja. Aktualisht është i bllokuar vetëm segmenti Shtyllë-Qafa e Mashkullorës-Panarit në bashkinë Korçë, për rihapjen e të cilit është duke u punuar me mjetet e bashkisë.

Reshjet nuk kanë ndryshuar prurjet e lumenjve dhe të degëve të tyre furnizuese; ato vazhdojnë të mbeten në kuota normale dhe pa probleme.

Nga strukturat e EC në bashki nuk raportojnë problematika të tjera.

Lidhur me furnizimin me energji elektrike, njoftohet se ka ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në fshatra të veçantë të bashkisë Pustec vetëm një fshat (Cerje) dhe në bashkinë Maliq zona e Gorës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: