Reshjet e orëve të fundit që kanë përfshirë pothuajse gjithë vendin kanë rritur nivelin e prurjeve në lumin Vjosa dhe Seman.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla përmes një postimi në rrjetin social facebook deklaron se ndërsa lumenjtë Vjosa dhe Seman po shtojnë prurjet, duhet të përgatitemi me masat e para mbrojtëse.

Sipas Ballës, Bashkia Fier ka ngritur shtabin e emergjencës dhe po monitoron nivelin e prurjeve ne zonat pranë dy lumenjve.

Postimi i plotë:

Vjosa dhe Semani po shtojnë prurjet e tyre! Prandaj na duhet të përgatitemi me masat e para mbrojtëse. Bashkia Fier ka ngritur shtabin e emergjencës dhe po monitoron nivelin e prurjeve ne zonat pranë dy lumenjve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb