Finlanda kërkon të mbyllë llogaritë për vendin e parë në grup, por përballë do të ketë një Shqipëri që e ka vënë në vështirësi. Trajneri Jakob Friis ka shprehur respekt për kuqezinjtë, ndërsa ka paralajmëruar lojtarët e tij të mos përsërisin gabimet e ndeshjes së kaluar.
“Kjo ndeshje është si një finale për ne. E respektojmë kundërshtarin dhe shpresojmë që të jetë një sfidë e bukur. Por duam që ta fitojmë dhe të garantojmë vendin e parë në grup. E dimë që nuk do të jetë e lehtë edhe për shkak të mbështetjes së tifozëve, por jemi përgatitur mirë.
“Ai karton i kuq që mori Shqipëria prishi planet tuaja. Është e vërtetë ajo që thoni ju se ndoshta meritonit më shumë në atë ndeshje, por i tillë është futbolli. Ne lamë shumë hapësira dhe Shqipëria krijoi aksione të rrezikshme edhe në pjesën e dytë. Nuk duhet ta bëjmë më këtë gabim”, tha Friis.
