SHBA dhe NATO janë të mendimit se Rusia ende është duke vendosur trupa rreth Ukrainës, pavarësisht këmbënguljes së Moskës e cila nga ana e saj ka deklaruar se trupa ushtarakë po tërhiqen, duke vënë në këtë mënyrë edhe deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin për negociata në lidhje me zgjidhjen e krizës.

Ndërkohë këtë të mërkurë në Ukrainë është konsideruar dita e unitetit kombëtar, ku qytetarët kanë shpalosur flamuj dhe kanë kënduar himnin kombëtar për të treguar unitet përballë rrezikut të një pushtimi të mundshëm nga Rusia, pas paralajmërimeve të shumta. Nga ana tjetër qeveria ukrainase deklaroi se Ministria e Mbrojtjes u godit nga një sulm kibernetik…ndërsa akuzoi Rusinë për këtë ngjarje, gjë e cila u mohua nga kjo e fundit.

Çfarë u deklarua nga Ministria e Mbrojtjes në Rusi:

Ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj po tërhiqeshin pas stërvitjeve në rrethet ushtarake jugore dhe perëndimore pranë Ukrainës – pjesë e një grumbullimi të madh që u shoqërua me kërkesa për garanci gjithëpërfshirëse të sigurisë nga Uashingtoni dhe NATO.

Ai publikoi video që tregonte tanke, automjete luftarake këmbësorie dhe njësi artilerie vetëlëvizëse duke u larguar nga gadishulli i Krimesë.

Por Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, tha se njësitë kryesore ruse po lëviznin drejt kufirit, dhe jo duke u larguar përfundimisht.

“Kjo është ajo që thotë Rusia dhe ajo që është ndryshe. Ne nuk kemi parë ndonjë tërheqje të forcave të saj,” tha Blinken në një intervistë për MSNBC, duke shtuar: “Ne vazhdojmë të shohim njësi kritike që lëvizin drejt kufirit, jo larg kufirit.”

Një zyrtar i lartë i inteligjencës perëndimore, tha se rreziku i agresionit rus kundër Ukrainës do të mbetet i lartë edhe për pjesën tjetër të shkurtit dhe se në thelb, Rusia ende mund të sulmojë Ukrainën pa ndonjë paralajmërim.

Nga ana e saj, Rusia thotë se nuk ka planifikuar kurrë të sulmojë Ukrainën, por dëshiron të vendosë “vijat e kuqe” për të parandaluar anëtarësimin e fqinjit të saj në NATO, të cilën ajo e sheh si një kërcënim për sigurinë e vendit të saj.

Kremlini tha se Putini ishte i prirur për të negociuar me Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë ofruar diskutime mbi kontrollin e armëve dhe masat e ndërtimit të besimit, duke përjashtuar një veton për anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në NATO.

Por Rusia tha gjithashtu se do të ishte e gatshme të ridrejtonte eksportet e energjisë në tregje të tjera nëse goditet nga sanksionet, për të cilat Uashingtoni dhe aleatët e tij e kanë kërcënuar nëse pushton Ukrainën.

Gjithashtu Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për propagandë histerike të luftës pas paralajmërimeve të përsëritura për një sulm të mundshëm dhe raportimeve në disa media perëndimore se do të ndodhte të mërkurën.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden, tha të martën se më shumë se 150,000 trupa ruse ishin ende të grumbulluara pranë kufijve të Ukrainës dhe se rreziku për të pushtuar Ukrainën mbeti dukshëm i mundshëm.

Specialisti i sigurisë ruse, Mark Galeotti, tha se mungesa e një sulmi nuk do të thotë se “Putini i mbylli sytë”.

“Nëse Putini mund të kishte pushtuar dje, ai mund ta bëjë akoma nesër”, shkroi ai në Tëitter.

Dita e Unitetit:

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e caktoi 16 shkurtin , ditën e unitetit, në përgjigje të paralajmërimeve për pushtim nga Rusia.

“Askush nuk mund ta dojë shtëpinë tonë siç mundemi ne. Vetëm ne, së bashku mund ta mbrojmë shtëpinë tonë,” tha ai.

 Goditje kibernetike:

Ministria e Mbrojtjes tha se hakerët ende po bombardojnë uebsajtin e saj dhe se trafiku po ridrejtohej te serverët në Shtetet e Bashkuara, ndërsa problemi po përmirësohet.

Një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë, tha se i vetmi vend i interesuar për sulme të tilla kibernetike ishte Rusia.  Kremlini mohoi se Rusia ishte e përfshirë, por tha se nuk ishte e habitur që Ukraina do të fajësonte Moskën.

Lcdsxo27obihbnujuubghmslai

Qecbwg22gbletffdmm2i6ucida

Nblbd56jbzmr7ljq4hkvx5aokq

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb