Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja Delina Ibrahimaj, njoftoi mbylljen e Bordit të Transparencës.

Sipas saj, ulja e çmimin të naftës në bursë, është bërë shkak për mbylljen e Bordit të Transparencës.

“Një vendim tjetër shumë i rëndësishëm lidhet me përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarburateve. Sot do të ndërpresim Bordin e Transparencës që prej disa muajsh është në funksion. Çmimi prej dy javësh ka ardhur duke u reduktuar, në bursë ka rënë”, tha ajo.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb