Ka nisur fuqishëm protestat e tetë në Tiranë, ku qytetarët kërkojnë largimin dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Protestuesit kanë deklaruar se kjo qeveri duhet të largohet, ashtu siç pas protestave masive u hoq gardhi me tela i vendosur në Zvërnec, aty ku edhe nisi revolta qytetari që përfshiu jo vetëm qytetet shqiptare, por shumë sheshe të botës ku diaspora ka mbështetur atë që po ndodh në vendin tonë.
“Shqipëri e re” janë thirrjet që ushtojnë në shesh.
“Jemi sërish këtu për një qëllim. Gardhi u hoq, të heqim edhe këta! Koha që të kthejmë në Shqipëri fëmijët e larguar në emigrim. Boll është boll! Zoti kryeministër, kam një lajm për ty, disaspora këtë radhë nuk do të vijë për pushime por për protestë”, tha një prej protestueseve.
