HOLANDA

Federata e Futbollit në Holandë ka marrë një vendim që duket se do të revolucionarizojë futbollin aty.

Nga sezoni i ardhshëm gratë e ekipeve amatore mund të luajnë në skuadrat profesioniste të meshkujve.

Më parë deri në vitin 1985 kjo lejohej deri në moshën 12-vjeçare, por më pas gasha u zgjerua deri në vitin 1995. Tashmë me këtë vendim historik Holanda do të ketë një futboll të përzier.

Në Holandë kjo është testuar më parë duke futur vajza në ekipet e meshkujve, dhe tashmë drejtuesit thonë se nuk ka më asnjë pengesë për këtë realitet të ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb