TIRANE- Këngëtarja Rezarta Shkurta ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram pas arrestimit të Ermal Hoxhës, bashkëshortit të saj, i cili akuzohet për trafik droge.

Ndoshta veprimin e ka ndërmarrë për të ulur vëmendjen e publikut ose për të mos marrë komente apo dhënë përgjigje fansave në lidhje me bashkëshortin e saj, këtë gjë nuk e dimë. Rezarta ka qenë mjaft aktive në Instagram së fundi, ndërsa nuk mungonin fotot me familjen e saj. Por pas ngjarjeve të djeshme, Rezarta ka zgjedhur të heshtë.

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha dhe bashkëshorti i Rezartës u arrestua mbrëmë në Durrës, pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit bëjnë të ditur se arrestimi i Hoxhës është kryer rreth orës 01:30 të datës 14/01/2015, në shtëpinë e prindërve të bashkëshortes së tij në qytetin bregdetar.

Rezarta ka qenë mjaft aktive në Instagram së fundi, ndërsa nuk mungonin fotot me familjen e saj. Por pas ngjarjeve të djeshme, Rezarta ka zgjedhur të heshtë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: