Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, komentoi miratimin e projekt-rezolutës për procesin e integrimit evropian të vendit.
Lapaj u shpreh kritik lidhur me këtë vendim, duke thënë se momenti i vetëm sipas tij ku parlamenti mund të justifikonte ekzistencën e vet, ishte imuniteti i Ballukut, gjë të cilën nuk e dëshmuan
Ai parlament ka pasur vetëm një moment që mund ta justifikonte ekzistencën e vet dhe ishte çështja e imunitetit të Belinda Ballukut. Ditën që ai parlament u kthye në mburojë për të mbrojtur Belinda Ballukun dhe rrëzoi prokurorinë e Posaçme e ka humbur çdolloj legjitimiteti sepse statistikat e thonë këtë. Aty siç e do Edi Rama shkon miratohet, votohet. Kishte vetëm një moment kur mund të diskutohet vlefshmëria e tij dhe ishte momenti për t’u rreshtuar drejt drejtësisë. Në atë moment dëshmuan se nuk ishin krah drejtësisë, por u bënë barrikadë. Cili integrim? Kanë kaluar dekada dhe dëgjoj të njëjtat muhabete…”, tha ai
