Sipas rezultatit paraprak të zgjedhjeve në PD, kryetari aktual Lulzim Basha rezulton fitues me 81% të votave.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana deklaroi se pjesëmarrja e anëtarësisë ka qenë në nivelin 54.7% ose 41 mijë e 674 vota të vlefshme.

Basha ka grumbulluar 32 mijë e 882 vota, ndjekur nga Agron Shehaj me 6 mijë e 38 vota, Edith Harxhi me 991 vota dhe Fatbardh Kadilli me 763 vota.

Nga të dhënat që siguron BalkanWeb, rezulton se Basha ka fituar në çdo qendër votimit të numëruar deri më tani, përveç Selenicës ku fitues ka dalë Shehaj me 17 vota më shumë se kryetari aktual.

Gjithsesi rezultati përfundimtar dhe fituesi shpallet zyrtarisht nesër paradite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb