Rreth dy milionë besimtarë myslimanë mbushën malin Arafat në Arabinë Saudite, teksa morën pjesë në pelegrinazhin e parë të Haxhit, pa kufizime që nga shpërthimi i pandemisë Covid-19 në 2020.

Mali Arafat, i vendosur rreth 20 kilometra në lindje të qytetit të shenjtë të Mekës, shënon kulmin e pelegrinazhit vjetor.

Pelegrinët e kalojnë ditën në adhurim duke u lutur dhe duke lexuar Kuranin e Shenjtë deri në perëndim të diellit.

Më pas ata do të shkojnë në Muzdalifah për të qëndruar gjatë natës.

”Të paktën 40 besimtarë kishin nevojë për ndihmë pasi pësuan lodhje nga të nxehtit”, sipas ministrit saudit të Shëndetësisë Fahad al-Jalajel, i cili i theksoi në stacionin televiziv zyrtar ”al-Ekhbariyah” se temperaturat arritën në 48 gradë Celsius.

Zyrtarët shëndetësorë u kërkuan pelegrinëve të përdorin çadra për t’u mbrojtur nga dielli përvëlues.

Ata gjithashtu thanë se deri më tani nuk është regjistruar asnjë sëmundje epidemike.

Arabia Saudite, vendlindja e Islamit, vendos besueshmërinë e saj në ofrimin e shërbimeve për të ndihmuar pelegrinët të kryejnë ritualet rraskapitëse sa më komode dhe pa probleme.

Ndërsa mijëra personel sigurie janë vendosur rreth vendeve të shenjta, dronët po përdoren gjithashtu për të monitoruar trafikun.

Haxhi këtë vit është kthyer në nivelet e tij para pandemisë kur rreth 2.5 milionë njerëz u mblodhën në Mekë.

Pandemia detyroi një reduktim të Haxhit për tre vjet radhazi, me vetëm disa mijëra banorë në mbretëri që morën pjesë nën masa të rrepta distancimi shoqëror në vitin 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: