Shqipëria ka riatdhesuar 70 qytetarë nga vende të Bashkimit Europian, të cilët kishin mbetur në shtetin tonë, pasi shpërtheu koronavirusi.

Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca. Përmes një postimi në “Twitter”, Soreca shprehet se falënderon qeverinë shqiptare për mbështetjen.

Po ashtu, Soreca thotë edhe se ky është një tjetër shembull i mirë solidariteti që vjen nga Shqipëria.

  • foto galeri

“Faleminderit qeverisë së Shqipërisë, për mbështetjen konkrete në riatdhesimin e 70 shtetasve të Bashkimit Europian, që ishin bllokuar në Shqipëri, për shkak të Covid-19. Ky është tjetër shembull konkret i solidaritetit të qeverisë së Shqipërisë në këtë kohë të vështirë.” shkruan Soreca

Gjithashtu ambasadori britanik Duncan Norman e konsideroi kthimin e shqiptareve nje shembull te shkëlqyer i bashkëpunimit të ngushtë që ekziston midis dy vendeve

“Shumë faleminderit Qeverisë shqiptare dhe kompanisë Air Albania për fluturimin që sot në mëngjes ktheu 105 pasagjerë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë 67 shtetas britanikë që kërkuan të kthehen në shtëpitë e tyre. Një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit të ngushtë që ekziston midis dy vendeve tona.”- shkroi ai ne facebook.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb