7 javë përpara fundit, Partizani sheh zonën europiane 7 pikë larg. Në momentin më të vështirë, në ndihmë të kampionëve në fuqi erdhi pikërisht kalendari, fillimisht më sfidën kundër Luftëtarit ndërsa kjo fundjave i rezervon një ndeshje luksi, Flamurtarin. Ndaj Gjirokastritëve u pa qartë dëshira e ekipit të kuq për të shënuar, për të kolauduar ekipin përpara një fund sezoni ku do të luajnë gjithçka për gjithçka për të siguruar një vend në kupat e europës.

Gjk 5891 1536x1024
Gjk 5891 1536×1024

Në kohën kur rivalët e drejtë për drejtë u përplasën ndërmjet tyre, Partizani festoi me banket golash ndaj Luftëtarit jo vetëm 3 pikët por dhe ndalesën e rivalëve si Skënderbeu, Laçi e Bylis. Java e 31-të parashikon të njëjtin skenar, të kuqtë luajnë përballë një ekipi të dorëzuar totalisht ndërsa rivalët e tyre përballën në sfida direkte, Bylis-Skënderbeu, Laçi-Kukësi.

Gjk 5912 1536x1024
Gjk 5912 1536×1024

Në këto dy javë, Partizani ka pasur mundësinë edhe të rikuperoj disa lojtarë të dëmtuar prej kohësh. Trajneri Sormani ka qenë shumë i limituar në zgjedhje, mbi të gjitha në mbrojtje pasi Bitri, Kërciku dhe Mala nuk kanë qenë të disponueshëm ndërsa listës së mungesa për transfertën vlonjate i shtohet edhe Belica. Lajmi i mirë është rikthimi i Alban Hoxhës, i cili pasi zgjidhi të ardhmen pritet të rikthehet në fushë me shiritin e kapitenit në krahë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb