Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha të hënën se ishte informuar nga autoritetet  e Emirateve të Bashkuara Arabe se energjia elektrike ishte rikthyer në Njësinë 3 të termocentralit bërthamor Barakah, pasi një sulm me dron shkaktoi një zjarr pranë perimetrit të objektit.

Sulmi me dron të dielën shkaktoi një zjarr në një gjenerator pranë perimetrit të centralit bërthamor, i cili ndodhet në skajin perëndimor të Emirateve të Bashkuara Arabe, me autoritetet që siguruan se nuk kishte rrjedhje rrezatimi ose ndikim tjetër në nivelet e sigurisë në objekt.

Kujtojmë se Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) njoftoi sot se janë duke u zhvilluar hetime për të përcaktuar vendin që nisi një sulm me dron që goditi një gjenerator jashtë centralit bërthamor Barakah në Abu Dhabi.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se kishte kapur “me sukses” dy dronë, ndërsa një i tretë goditi një gjenerator pranë centralit bërthamor. Sipas të njëjtës deklaratë, dronët u nisën nga “kufiri perëndimor”, pa dhënë detaje të mëtejshme. Më parë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi se ishte informuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) se nivelet e rrezatimit në centralin bërthamor Barakah mbeten në nivele normale.

“DYAE po e monitoron nga afër situatën dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi është gati të ofrojë ndihmë nëse është e nevojshme”, shtoi DYAE.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb