Sot shënohet dita e 85-të e revoltës qytetare. Protestues të shumtë janë grumbulluar sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik në vend.
Më pas pritet të nisë marshimin përgjatë bulevardit drejt godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit theksojnë se kërkesa e tyre kryesore dhe e panegociueshme mbetet largimi i menjëhershëm i Edi Ramës nga detyra.
Platforma e tyre përfshin krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor për të përgatitur vendin për zgjedhjet e ardhshme, si dhe shfuqizimin e disa nismave ligjore që konsiderohen si të dëmshme e në kundërshtim me interesat e qytetarëve shqiptarë.
