TIRANË

Shfaqja “Kopështi me dallëndyshe”, e vendosur në skenën e teatrit 21 vite më parë, do të rikthehet këtë mbrëmje në skenën e Teatrit Eksperimental tek Arturbina. Vepra ka në qendër disa të sëmurë “psikik”, të prekur nga dashuria, xhelozia edhe intriga. Problemet e tyre janë shpirtërore, edhe pse të burgosur në çmendinë ata janë të dashur, të dhembshur, fisnikë dhe plot humor.

Vepra e autorit Babis Cikliropulos, e mbuluar me vellon më të bukur të humorit që është krijuar ndonjëherë vjen me regjinë e Kiço Londos dhe ngjit në skenë aktorët e njohur Mehdi Malkaj , Erand Sojli, Arjola Demiri, Suela Bako, Ermira Hysaj dhe Naun Shundi. Për aktorin Mehdi Malkaj rikthimi i kësaj shfaqje pas dy dekadash ka pasur edhe sfida, por ende mbetet një shfaqje unike.

Për Erand Sojlin kjo shfaqje nuk është vetëm një komedi, por përmes mesazheve ajo i flet shoqërisë së ditëve të sotme. Kjo shfaqje mbetet një eksperiencë e vecantë për aktoren Arjola Demiri, e cila shprehet e lumtur që punon me këtë kast aktorësh.

“Kopështi me dallëndyshe” do të mirëpres publikun në datat 20, 21, 22 dhe 23 në orën 18:00 në Arturbina. Pas suksesit të tri shfaqjeve premiere vitin e kaluar, komedia brilante “Kopshti me dallëndyshe” rikthehet në skenën e Arturbinws në datat 20-21-22-23 Shkurt ora 18:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb