Rritet frikshëm numri i të prekurve nga Covid-19 dhe thellohet bilanci i viktimave në Itali. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 34505 persona dhe kanë gjetur vdekjen 445 pacietë.

Janë bërë 219.884 tamponë, (8.053 më shumë se të mërkurën).

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 4961 të shëruar nga Covid-19. Rritet presioni në spitale me 99 pacientë më shumë në terapi intensive për një total prej 2391, ndërsa janë 1140 pacientë më shumë të shtruar ne repartet Covid (23.256 gjithsej).

Janë rreth 446.701 persona në izolim shtëpiak, me një rritje prej 27.874 nga dje. Numri aktual i personave pozitiv me Covid-19 shkon në 472.348 (29.113 më shumë se dje).

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb