Në ditëlindjen e 42-të, ish-kapiteni Roman pushtoi kryeqytetin italian, pasi me një ceremoni spektakolare të zhvillur në Kolose, prezantoi librin me biografinë e tij të titulluar “Një kapiten”.

Ky jetëshkrim ka ngjallur entuziazëm të paparë te tifozët e tij, që kanë pritur me me orë të tëra për të blerë librin, por në të njëjtën kohë është shoqëruar me shumë polemika.

Shkak janë bërë disa detaje të reja të zbuluara nga Françesko Toti, mbi raportet e tij me trajnerët në skuadër dhe tërheqjen nga futbolli.

Ish-sulmuesi ka hedhur dritë mbi përplasjen me Luçiano Spaletin. Ai ka treguar se si përpara një ndeshje, tensioni kishte kapur kulmin dhe ishin lojtarët e tjerë që evituan një përplasje fizike mes tyre.

Po ashtu, Toti tregon se lamtumira e tij ishte e sforcuar nga disa drejtues të klubit. Ky pohim është shoqëruar revoltën e tifozëve të Romës, që vazhdojnë të shohin si një idhull ish-kapitenin e tyre.

(n.m/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb