Madonna është rikthyer në Instagram me postime të reja, për t’i siguruar fansat e saj se është mirë pas shtrimit në spital.

Duke ndarë fotografi të ndryshme në platformën sociale, këngëtarja u pa me një buqetë gjigante me trëndafila rozë.
“Një trëndafil i vetëm mund të jetë kopshti im. Një mik i vetëm bota ime,” e mbishkroi ajo postimin me një zemër të bardhë dhe një emoji trëndafili. “Faleminderit.”

Më 24 qershor, Madonna u dërgua me urgjencë në spital pasi kishte zhvilluar infeksione të rënda bakteriale. “Jam në rrugën e rikuperimit dhe jam tepër mirënjohëse për të gjitha bekimet në jetën time”, tha këngëtarja më 10 korrik.

Ndërkohë, Turneu i shumëpërfolur “Celebration” i këngëtares u ndërpre pas problemeve të saj shëndetësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb