Cristiano Ronaldo mund të bëjë sërish një lëvizje të mundshme, kësaj radhe një rikthim nostalgjik tek Manchester United.

Për Ronaldon duket se ky do të jetë sezoni i fundit tek Juventus, por portugezi ka treguar se edhe pse në moshë madhore 35 vjeç ka ende për të dhënë.

Manchester United nuk është më ai i vjetri, por me talentet që ka dhe Ronaldon në krye ndoshta do të krijohej iluzioni i skuadrës historike të Alex Ferguson.

Tentativa për transferim mund të ndodhë sezonin tjetër, në verën që vjen, dhe duket se Ronaldo po e mendon që tani këtë mundësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb