Pas shumë sezonesh, Fernandinho ka ndërruar mjedis. Ish-kapiteni i Manchester Cityt ka firmosur në Brazil me Athletico Paranaense. Këta të fundit kanë mirëpritur mesfushorin, duke shkruar në rrjetet sociale: “Mirë se u ktheve, Fernandinho”. 37 vjeçari kthehet te ekipi ku u rrit, me shpresën se gjërat do të shkojnë mirë.

Athletico PR po bën mirë në Serie A braziliane ku pas 14 ndeshjesh ka grumbulluar 24 pikë dhe është në vendin e 3-të. Debutimi i Fernandinhos mund të vijë që me 3 korrik, në takimin e radhës ndaj Palmerias në transfertë.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb