Disa ditë pas deklaratave të aktorit Donald Veshaj, ku konfirmonte se po tentonte për t’u ribashkuar sërish me moderatoren Bora Zemani, ka reaguar edhe kjo e fundit. Moderatorja thotë që të gjitha thashethemet se ajo dhe aktori janë kthyer bashkë, nuk janë aspak të vërteta.

Ajo tregon se nuk ka rikthim, duet apo pushime me të dhe shton se është cënuar privatësia.

Moderatorja tregon se dedikime ka, edhe shton se Donaldi i ka kërkuar falje si privatisht edhe publikisht.

Deklarata:

  • foto galeri
  • foto galeri

“Është e pamundur të reagoj çdo ditë duke thënë kjo po, kjo jo! Aq më tepër unë që zhurmën e këtyre kohëve kam zgjedhur mos të flas e në 7 muaj ky është reagimi i dytë që bëj edhe pse shoh që çfarë nuk shkruhet në emrin tim. Nuk kam folur për asnjë person, asnjë përjetim, asnjë përjetim, asnjë të vërtetë apo gënjeshtër, dhe më besoni këto të fundit janë shumë, Nuk e kam dashur asnjëherë vëmendjen që nuk ka të bëjë me punën time! Më mjafton ajo që kam nga programi im 6 herë në javë në ekranin më të madh në vend. E kuptoj, u përfshiva padashur në një situatë më shumë se personale pa e ditur si do shkonte dhe kjo paska kuriozitet ende por po teprohet dhe po abuzohet nga portalet me “burime të sigurta”. Kjo është e tepërt e po kthehet në bezdi të madhe! Çdo ditë lajme të bazuara në thashetheme, imagjinare, komente! Akoma kujdesem për çdo postim që bëj vetëm për të mos provokuar lajm dhe prapë, çdo gjë e merr një interpretim tjetër duke u shfrytëzuar nga të gjithë.
Jo, nuk ka duet së shpejti. Nuk ka klip të xhiruar jashtë. Nuk ka pushime bashkë. Nuk ka kafe në ambientet e Top-it. Nuk ka varëse në qafë. Nuk ka ftesë në emisionin e parë. Nuk ka ftesë në Prime. Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat. Nuk ka marrëdhënie familjare, raporte pune me vëllain tim, nuk ka video funny në TikTok për kundërpërgjigje etj etj… Është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale! Është shumë personale! E aq më tepër duke gënjyer për një makinë të rastit ngjyrë gri me targë tjetër të parkuar poshtë (shumë thjeshtë e kuptueshme që nuk bëhet fjalë për makinën blu të fotografuar diku tjetër).
Dedikime?! Po, ka! Edhe unë mendoj si ju. Edhe kërkesë falje, ka! Personalisht edhe publikisht. Ndoshta sepse një pjesë e kësaj historie u bë publike. Por ndihem e detyruar të them fjalën time pasi shoh që ka më shumë gënjeshtra se sa të vërteta, ndaj po e përmbledh…
Për momentin nuk ka asgjë! Tani të shohim përpara e të respektojmë pak më shumë njëri-tjetrin!
Shumë dashuri për të gjithë ju!!”.

Kujtojmë se dyshja pati një takim tepër emocionues në ambientet e shtëpisë së Big Brother, teksa kishin 8 muaj që i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Puthja e ndodhur, por edhe deklaratat e thëna atë mbrëmje ndaj njëri-tjetrit, shtuan shanset e fansave për një rikthim. Por me kalimin e ditëve dhe qëndrimit në shtëpi, pati dinamika të reja. Donaldi, nisi një romancë të re me këngëtaren Beatrix, me të cilën i dha fund menjëherë pas daljes nga shtëpia. Nga ana tjetër, Bora Zemani zgjodhi të mos reagonte në lidhje me këto zhvillime, ndërsa aktori, ka bërë disa deklarata, herë me statuse në rrjete sociale e herë të shprehura nëpërmjet teksteve të këngëve, industri në të cilën është bërë pjesë së fundmi së bashku me të vëllanë, Romeon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: