TIRANE – Në Rinas sot janë kthyer nga Franca në Shqipëri 49 shtetas shqiptarë të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen.

Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga Policia e Shtetit Shqiptar, përkatësisht strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit, në bashkëpunim me agjensitë ligjzbatuese Franceze dhe FRONTEX.

Sipas Policisë, në bordin e avionit ishte dhe një përfaqësues i Avokatit të Popullit me qëllim monitorimin e respektimit të të drejtave të shtetasve që u riatdhesuan si dhe në përbërje të eskortës kishte dhe një mjek e një psikolog.

Nga shtetasit deportivë të kthyer, 25 prej tyre janë kthyer nga Franca, 4 nga Belgjika, 6 nga Finlanda, 7 nga Gjermania, 3 nga Spanja dhe 4 nga Italia.

Të gjithë shtetasit e kthyer sot janë penalizuar për tre vjet mos të udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Shengen.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: