Deputeti i PS-së Ervin Bushati, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se pavarësisht se PD-ja tenton që të zhbëjë procesin e rindërtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit, bën vetëm propagandë, që askush nuk e beson.

Bushati shprehet se zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa trajtoi sot rastin e qytetarit Arben Gjoka, që sipas tij, nuk ka aplikuar në kohë për të marrë atë që i takon nga procesi i rindërtimit.

Ervin Bushati nënvizon se edhe z. Gjoka do të trajtohet njësoj si qytetarët e tjerë, në rast se ligji do të krijojë një tjetër mundësi.

  • foto galeri

Postimi i deputetit të PS Ervin Bushati:

Përgënjeshtrim Publik PD lokale: Asnjë aplikues jashtë Programit të Rindërtimit??

Jemi me kokën lart pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, #bashkë si shoqëri reaguam si një trup dhe me dinjtitet.

Në Njësinë 8 janë regjistruar në Programin Kombëtar të Rindërtimit:

✅699 aplikime nga familje të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit,

✅54 shtëpi të shpallura të pariparueshme po rindërtohen nga e para,

✅645 banesa me dëme të lehta kanë përfituar nga grantet e rindërtimit.

PD vazhdon të përdorë qytetarët dhe me dije; edhe kur e ka të qartë hapësirën ligjore, edhe në rastin sot!

Ne i garantojmë mbështetje edhe qytetarit Z. Arben Gjoka; i cili NUK aplikoi dot në kohë për tu përfshirë në Programin e Rindërtimit, jashtë çdo afati ligjor.

Në rastin më të parë, nëse ligji do krijojë një tjetër mundësi, do ta trajtojmë njësoj si 699 qytetarët e tjerë dhe pa ngjyrime politike.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb