Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa bashkëbisedoi sot me një banor të njësisë nr.8 në Tiranë, Arben Gjoka, apartamenti i të cilit u dëmtua nga tërmeti i 26 Nentorit.

Ai tha se shteti nuk e ka përfshirë në programin e rindërtimit dhe as në bonusin e qirasë.

“Erdhën ekspertët e Institutit të Ndërtimit dhe verifikuan, bënë ekspertizen e thelluar dhe nxoren përfundimin që apartamenti është i pa banueshëm dhe ka dal DS4. Ky dokument i shkoj dhe njësisë nr.8, por unë nuk kam përfituar absolutisht asnjë gjë nuk më kanë futur as në programin e rindërtimit , madje as për bonusin e qirasë . Tani unë s’e kuptoj se si mund të digjet njeriu me dokumentat e shtetit”, tha z.Gjoka.

Ai i kerkon shtetit shqiptar që të futet në programin e rindërtimit dhe të jepet një zgjidhje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb