Mbahet sot protesta e 23-të ku mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.
Një nga protestuesit, në një deklaratë për Neës24, theksoi se protesta është paqësore dhe se synon
ndryshimin e establishmentit politik në vend.
Protestuesi deklaroi se lëvizja nuk do të ndalet deri në arritjen e objektivave të saj politike.
Në fund të deklaratës së tij, protestuesi falënderoi Neës24 për mbulimin e vazhdueshëm të protestave, si i vetmi television që ka transmetuar protestën që nga dita e parë.
“Protesta jonë është paqësore nuk kemi asgjë me asnjë komb në botë, kush kërkon të na përçajë nuk është me ne.,
Protesta është e popullit, adreson dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe establishmentit politik, të Ramës, Berishës, të të gjithëve. Dua të theksoj, populli po ngrihet, nesër në orën 10:00 sindiktatat kanë protestë para Ministrisë së Ekonomisë që është ministria vartëse e punës, në simbol mbështetjeje. Të gjithë duhet të bëjnë të tyren që të rrëzohet establishmenti.
250 mijë veta ishim në shesh, ne nuk largohemi që aty pa ikur Rama dhe Berisha, të largohen të vjetrit e t’i hapin rrugën të rinjve. Të rinjtë u çuan nga kafja dhe kërkoj në ndryshimin e establishmentit. I kërkuan gjithë botës çfarë simbolizojnë shqiptarët.
Falënderojmë Neës24 që ka qenë një dritare për ne çdo ditë në shesh”, tha ai.
