GJIROKASTËR

Pas grevës 24 orëshe të doganës greke, ka rinisur kalimi në pikën kufitare të kakavijës. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanËeb” se kalimi në këtë pikë ka nisur nga ora 8 e mëngjesit, por për shkak të bllokimit 24 orësh është krijuar trafik automjetesh dhe kamionës.

Aktualisht po vijon puna për ata që udhëtojnë drejt Greqisë. Kujtojmë se në Kapshticë është pezulluar lëvizja deri në ditët e para të dhjetorit dhe të gjitha mjetet kalojnë tashmë nga Kakavija.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: