Ka nisur rinumërimi i votave në Qarkun e Beratit, sipas kërkesës së bërë nga opozita.

Anëtari i Komisionit të Sanksioneve dhe Ankesave Ledio Braho, në një prononcim për gazetarin e News 24, Ergys Gjençaj, deklaroi se deri më tani janë numëruar gjysma e kutive.

Braho shtoi se rezultati vazhdon që të jetë i ngushtë, kurse vlerësoi se sot deri në orën 20.00 mund të mbarojë edhe procesi i rinumërimit për kutitë në KAS.

“Deri tani janë numëruar gjysma e kutive dhe ka ndryshime të vlerësimit të votave që janë bërë. Nuk mund të them dot se kush ka fituar më shumë e kush ka humbur më tepër. E rëndësishme është që të kemi në fund vullnetin real të qytetarëve.

Rezultati është i ngushtë dhe patjetër që mund të ndikojë në rezultat final, deri tani ka pasur pak rritje për LSI dhe pak zbritje për PS. Sot deri në 20.00 besoj se mbaron procesi i rinumërimit për kutitë në qarkun Berat dhe KAS do marrë vendim për rezultatin final. KAS si qëllim kryesor ka dhënien e drejtësisë. Ne duam të marrim një vendim sa më të drejtë. Në Berat u hapën kutitë dhe në Durrës pritet që të hapen”, deklaroi Braho.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: