Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka folur nga Fieri për procesin e zgjedhjeve në parti. Ai tha se zgjedhjet duhet të jenë një proces debati kombëtar.

“Zgjedhjet tona të brendshme që sapo kemi startuar nuk do t’i ngjajnë zgjedhjeve të brendshme të viteve të shkuara, por duhet të jenë një proces debati kombëtar, jo vetëm partiak. Ky proces përmban një hapje të re shumë serioze, shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit e në të gjitha nivelet e administrimit të punëve të këtij vendi ndaj njerëzve të zotë, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë.
Partia Socialiste mirëpret çdo kandidat i cili beson se ka aftësitë dhe vizionin e duhur për drejtimin e degëve lokale në pozicionet e kryetarëve dhe sekretarëve ekzekutivë të #PS në 61 bashki të bëhet pjesë e zgjedhjeve”, tha Balla.

Ai theksoi më tej se në 6 bashkitë e qarkut Fier do të ketë bashkëdrejtim. Deklaratën, Balla e bëri pas Mbledhjes së Këshillit Koordinues të Partisë Socialiste të qarkut Fier.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: