Nga:Aurora Golemi*

TIRANE- Fotografi të Enver Hoxhës dhe brohëritjet në emër të tij ishin prezent në festimet me rastin e përvjetorit të Konferencës së Pezës.

Në kohën kur kreu i bashkisë Erjon Veliaj po shijonte pije freskuese me veteranë të Luftës Nacional Çlirimtare dhe deputetë të Partisë Socialiste, papritmas një grup me antarë të Partisë Komuniste janë shfaqur me fotot e ish udhëheqësit të luftës dhe diktatorit Enver Hoxha duke brohoritur rroftë Enver Hoxha.

Nostalgjikët e komunizmit mbanin në duar foto të Hoxhës, Nexhmijes dhe antarëve të tjerë pjesmarrës në konferencën e Pezës zhvilluar 73 vite më parë.

Antarët e Partisë Komuniste marshuan të pashqetësuar deri tek Varrezat e Dëshmorëve të Pezës ku nderuan kujtimin e të rënëve në luftë. Pas vizitës në Varrezat e Dëshmorëve komunistët nuk shijuan atmosferën e krijuar për të pranishmit, por u larguan të qetë.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: