WhatsApp në pronësi të Meta po nxjerr një përditësim të ri, raportoi WABetaInfo.

Platforma e mediave sociale po zhvillon një veçori për të shpallur aplikacione të reja për desktop. Kjo veçaori duhet të jetë e disponueshme për të gjithë përdoruesit në një përditësim së shpejti.

WABetaInfo raportoi se WhatsApp në dukje është i përkushtuar për të përmirësuar përvojën e përdoruesit të saj, veçanërisht në pajisjet e lidhura.

Platforma në pronësi të Meta po eksploron mundësinë e prezantimit të një baneri brenda ekraneve të pajisjeve të lidhura. Ky baner do të shfaq disponueshmërinë e aplikacioneve të reja të desktopit dhe aftësinë e tyre për të kryer telefonata në grup.

“Ky njoftim është veçanërisht i dobishëm për njerëzit që përdorin shpesh WhatsApp në desktopët e tyre, pasi i informon ata për lehtësinë e të paturit të një aplikacioni të dedikuar desktop për sistemin e tyre operativ,” tha WABetaInfo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: