LONDER – Këngëtarja Rita Ora i ka bërë një sugjerim të veçantë producentit të “X-Factor-it” britanik, Simon Cowell, duke i kërkuar që një puntatë e këtij talent show të regjistrohet në Pallatin e Brigadave në Shqipëri.
Sipas mediave në Britani, Rita Ora, si pjesë e jurisë së “X-Factor” ka kërkuar që të dëgjojë në ish-rezidencën e mbretit Zogu I në Tiranë, konkurrentët që kaluan fazën e parë të audicioneve.
Producenti Simon Cowell nuk ka marrë ende një vendim lidhur me sugjerimin e këngëtares, e cila vijon të tregojë se ndihet krenare për origjinën e saj shqiptare.
Gazeta “The Mirror”, e konsideron Mbretin Zog si një ish-diktator, dhe për këtë arsye ngre pikëpyetje nëse producenti i “X-Factor” do të pranojë që talent show i tij të regjistrohet në ish-rezidencën e një diktatori.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: