‘Ajo 6 e tmerrshme përpara është fundi”. Rita Rusic buzëqesh dhe e përmbledh kështu ditëlindjen e saj të 60-të në 16 maj. Producentja kinematografike, ish konkurrente në ‘Grande Fratello Vip’, flet ekskluzivisht për të përjavshmen ‘Chi’, që i ka kushtuar kopertinën e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

’Megjithatë tek ai numër që s’dua ta them kam arritur jo ngadalë… Në moshën 15 vjeçare ika nga shtëpia, 20 vjec njoha Vitorio Cecchi Gori… dhe 22 u martova duke u bërë menjëherë e madhe’. ‘Pas martesës fillova të punoj në ndërrmarrjen e familjes-tregon-dhe 30 vjeç isha një producente, ndërsa 39 isha e divorcuar. Gjithmonë isha pranë Vittorios, ishte politika, futbolli, kinemaja gjithçka’.

Pas ndarjes ajo u bë si një adoleshente:Të gjitha moshat duhen jetuar. Në moshën 40 vjeçare jetova si një 18-vjeçare, u nisa për pushime, nëpër diskoteka, pube…’
Sot Rita shoqërohet shpesh me djem më të rinj se ajo, meritë kjo edhe e formave të saj fizike perfekte, që do i kishte zili çdo femër. Për mua jeta fillon 60-vjeç thotë ajo duke qeshur.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb