SHBA

Pasi presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania rezultuan të prekur me COVID-19 mëngjesin e sotëm, testimit iu nënshtruan dhe shumë bashkëpunëtorë të afërt të kreut të Shtëpisë së Bardhë madje dhe vetë kandidati demokrat Joe Biden me të cilin u përball në Ohio në debatin e parë presidencial.

Burime nga drejtuesit e fushatës së demokratëve për presidenciale bëjnë me dije se Joe Biden së bashku me bashkëshorten e tij Jill morën përgjigje negative nga testimi i kryer.

Joe Biden dhe Donald Trump patën kontakte me njëri tjetrin në debatin e ashpër presidencial që u zhvillua mbrëmjen e së martës në sallën e një universiteti në Ohio. universiteti në Ohio.

Edhe vajza e presidentit, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner kanë dalë negativ. Shtëpia e Bardhë pasditëne sotme bëri të ditur se edhe Barron Trump, djali i Trump dhe bashkëshortes Melania ka rezultuar negativ.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb