Ish-kryeministri, Sali Berisha iu është bashkuar reagimeve pas marrëveshjes së arritur, me ndërmjetësimin e SHBA-ve, për rivendosjen e linjës ajrore Beograd-Prishtinë. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha thekson se kjo është një marrëveshje paqeje që duhet përshëndetur.

Ai shkruan se kjo marrëveshje u përshëndet me ‘bisht ndër shalë’ nga presidenti Aleksandër Vuçic dhe kryeministri Rama.

REAGIMI I BERISHËS
Nje marreveshje paqe per t’u pershendetur!
Miq, me ndermjetesine e ambasadorit te SHBA ne RF te Gjermanise dhe njeharazi i derguar i presidentit te SHBA per Kosoven dhe Serbine, Richard Grenell dje midis Prishtines dhe Beogradit u arrit marreveshja per vendosjen pas 21 vitesh te fluturimeve ajrore Prishtine – Beograd. Kjo marreveshje midis palesh te barabarta u pershendet nga Presidenti Trump si nje sukses i ambasadorit Grenell, Keshilltarit per Sigurine Kombetare te SHBA, O’ Brian dhe paleve nenshkruese.
Ajo u pershendet nga Sekretari i Pergjithshem i NATOs, Stoltenberg, si nje marreveshje ne funksion te mirekuptimit dhe paqes.
Por marreveshja u pershendet me bisht nen shale nga serbomadhi Vuçiç dhe vasali i tij ne Tirane Edvin Kristaq Zografi, i pari demagog dhe mashtrues i popullit te tij tha se ishte i kenaqur qe eshte Lufthansa dhe nuk ishte Air Serbia qe do te bente kete fluturim, pasi kjo do nenkuptonte njohjen e Kosoves. Logjike naive sipas te ciles jo firma si te barabarte me palen tjeter de facto njohja e Kosoves por ndërmarrja AirSerbia ishte me e rëndësishme. Kurse i dyti, Edvin Kristaq Vasali ne pershendetjen e tij u gëzua se marrëveshjen e mbështeti dhe Ramush Haradinaj qe ishte pale e saj.
Kesaj i thone Dudum hesap Dudum dhe turp kombetar! sb
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb