Artisti Robert Aliaj tha në një lidhje me “Skype” për emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24, se është pro abortit dhe se ai duhet të ndodhë, pasi sipas tij, në të kundërt do të ndodhnin probleme gjigante.

“Aborti është një fenomen problematik. Por, duket sikur aborti qenka kaq i tmerrshëm. Ai është i kontrolluar në Belgjikë, Holandë. Shumë vajza e gra nga Belgjika shkojnë në Holandë, nëse kanë kaluar periudhën e tre muajve. Unë jam pro, për arsye se do të lindin probleme gjigante, që nuk do të kontrollohen më, lloj-lloj pjellësh në të zeza, lloj-lloj doktorësh e klinikash, do vdesin njerëz, se do dalë gjëja jashtë kontrollit. E kontrolluar, në logjikë dhe kur ka edhe etikën brenda se ajo duhet të ndodhë, duhet të bëhet. Aborti absolutisht është i gabuar”, tha Aliaj.

Më tej, artisti i njohur foli dhe për të drejtat që ka mashkulli në këtë proces, ku sipas tij, në momentin e abortit, femra nuk e pyet mashkull dhe merr gjithë prioritetin vetë.

“Unë nuk e shoh fare si një debat pro-kundër, për arsye se kuptohet që shoqëria dhe opinioni publik është shumë i polarizuar dhe gjykohet kjo edhe me emocion. Është një fenomen që kërkon më tepër dashuri, se logjikë. Pra duhet të flasin me zemër njerëzit, se nuk është jeta e vetëm dy vetëve. Faktikisht harrohet mashkulli, që është i rëndësishëm. Të marrim rastin normal, kur ai gabon nga pakujdesia.

Është shkatërruar në mënyrë progresive jeta familjare, me idetë se trupi jot, pasuria jote, bën çfarë të duash, etj. Në fakt, ai fëmijë është i ngjizur edhe nga një mashkull, i cili nuk pyetet në momentin që abortohet, pasi e merr gjithë prioritetin femra, që thotë “kush të pyet ty”, ndërsa ku lind fëmija i thotë “tani mbaje ti”. Pra, është një çështje shumë delikate”, shtoi ai.

Anuela Ristani: Është absurde të flasim për të drejtat e burrave kur nuk ekziston asnjë prej 9 muajve një ditë kur burri mban ndonjë barrë. Pra, në qoftë se në procesin e ngjizjes është 50% përgjegjës, në procesin e barrës nuk është përgjegjës. Ne po flasim për të drejtën deri kur fëmija del në jetë. Më vjen shumë keq dhe jam shumë e lënduar personalisht si femër që duhet t’i vë në baraspeshë të drejtën time si grua dhe si mbartëse e kësaj barre me të drejtën e burrit, i cili ka zero rol në periudhën e shtatzënisë. Le të flasim për përgjegjësi sociale, për përgjegjësi gjatë konceptimit të fëmijës, ama në momentin e procesit fizik të gjësë nuk mund baraspeshojmë të drejta e grave dhe të burrave deri sa nuk është gjetur mënyra për ta transportuar fetusin te një mashkull.

Aliaj: Logjika shumë e cekët

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: