Robert Lewandowski te Barcelona në verën e këtij viti. Ky është lajmi që vjen nga Spanja, teksa tashmë sulmuesi polak ka arritur akordin me drejtuesit katalanas nëpërmjet një telefonate.

Pavarësisht ofertave që kishte në tavolinë nga skuadra si PSG, Manchester City apo Liverpool, bomberi i Bayern Munchen zgjedhur Barçën.

Detaji që ka bërë diferencën në këtë zgjedhje të tij është kontrata trevjeçare që i kanë afruar drejtuesit e Barcelonës, çka do të thoshte se Lewandowski do të qëndronte në “Camp Nou” deri në moshën 36-vjeçare. Mediat raportojnë gjithashtu se polaku ka lajmëruar edhe drejtorin e Bayern, Oliver Kahn për zgjedhjen e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb