Gazetari dhe shkrimtari i njohur italian, Roberto Saviano shprehet se e do tokën e Shqipërisë.
Ai shkruan në një koment në rrjetet sociale, se Shqipëria të jep mundësitë, që Italia në këto momente nuk t’i jep dot.
“Unë e dua vendin e Shqipërisë. Ushqehem me shkrimtarët shqiptarë: Ismail Kadare, Elvira Dones, Fatos Lubonja. Shqipëria është një vend i ri dhe dinamik. Në këto vite ka ditur të transformohet dhe ekonomia e saj është në rritje. Problemet janë akoma, por në Shqipëri investohet sepse të jepen mundësi që Italia nuk t’i jep, dhe që në perspektivë nuk do jetë në gjendje t’i japë.
Në Shqipëri investohet sepse është një bast që shpresohet të fitohet, edhe pse është e vërtetë që ka korrupsion dhe organizata kriminale, është e vërtetë edhe që drejtësia ka probleme të mëdha në një kohë të gjatë, gjëra për të cilat nuk mund të tregohemi të verbër, por këto probleme i përjetojmë edhe në Itali. Por te ne për rritje nuk bëhet fjalë. Pra, të bësh biznes në një vend që e ka taksën për fitimin 15%, është një rrezik që ia vlen. Këta jam përpjekur ta shpjegoj edhe për l’Espresso”, shkruan Saviano duke publikuar si ilustruese foton me poshte.

savianopostonfoto

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: