Nuk ka më asnjë dyshim, Marash Kumbulla do të jetë futbollist i ri i Romës. Një operacion blic që dërgon menjëherë mbrojtësin kuqezi në kryeqytetin italian. Pas shkëmbimit të dokumentacionit, këtë të mërkurë në orën 16:35 mbrojtësi shqiptar do të zbarkoj në Romë për të firmosur zyrtarisht kontratën e re. Në mënyrë befasuese, verdhekuqtë dogjën konkurrencën e Inter dhe Lazio me një ofertë të pa rezistueshme për presidentin e Verona:

Kumbulla
Kumbulla

31 milion euro në total llogaritet kosto e këtij operacioni, 23 milion euro shkojnë për huazimin e tij me detyrim blerje verën e ardhshme. Në këtë marrëveshje është përfshirë edhe kartoni i Cetin i cili do të transferohet përfundimisht te Verona, aktualisht është në formë huazimi, kartoni i mbrojtësit turk vlerësohet me 7 milion euro. Gjithashtu, Roma ka vendosur në dispozicion të Verona edhe kartonin e një lojtari nga sektori i të rinjve. Kumbulla do të firmos një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitoj 1,5 milion euro në sezon plus bonuse.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: