Roma ka fituar derbin kundër Napolit me rezultat minimal 1:0, duke ia mundësuar kështu Juventusit titullin e pestë më radhë të Serie A.
Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e realizoi mesfushori belg Radja Nainggolan, në minutën e fundit të takimit, shkruan “express”.
Pas kësaj fitoreje Roma mbetet në vendin e tretë me 71 pikë, dy më pak se sa Napoli.
Juventus tashmë edhe matematikisht është kampion i Italisë për të pestin vit me radhë, pasi kryeson me 85 pikë, 12 më shumë se sa Napoli, kur kanë mbetur edhe tre javë deri në fund të kampionatit.
(BalkanWeb)