Afrimi i Pauolo Dybala-s bëri që presioni mediatik të largohej me në fund nga Zaniolo. Kjo periudhë ishte e domosdoshme për sulmuesin “azzurr” për tu përqendruar në fushë, sigurisht për të menduar me qetësi edhe për të ardhmen.

Zaniolo duhet të vendos se çfarë do të bëjë me karrierën e tij, të qëndrojë te Roma, nëse këtë rast duhet të negociojë me drejtuesit për rinovimin e kontratës, apo të largohet. Së fundmi në skenë për të siguruar shërbimet e tij ka dalë Tottenham, të shtyrë shumë nga Antonio Conte. Zaniolo mund të largohet, por ja pa marrë Roma fillimisht 50 milionë euro kesh.

Klubi verdhekuq mbetet shumë aktiv në tregun e transferimeve teksa kanë siguruar shërbimet e Georginio Wijnaldum. Holandezi vjen në formë huazimi me të drejtë blerje, zyrtarizimi është thjesht çështje kohe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb