Romelu Lukaku me shumë mundësi nuk do të qëndrojë vetëm në Romë, pas aventurës së radhës në Serie A. Pritet që së shpejti në kryeqytetin italian të vijë edhe Megan Thee Stallion, e dashura e sulmuesit belg, që këtë verë u kthye në një telenovelë merkatoje.

Çifti daljen e parë publike e patën në dasmën e Lautaro Martinez në fund të majit, edhe pse ajo ishte takuar në “Olimpico” në finalen e Kupës së Italisë, Inter-Fiorentina. E dashura e belgut është këngëtare, kryesisht në rrymën Rep, mjaft e famshme, teksa ka mbi 31 milionë ndjekës në Instagram.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Emri i saj i vërtetë është Megan Jovon Ruthe Pete dhe është 31 vjeçe. E lindur në Teksas, ajo ka fituar 3 çmime Grammy në karrierën e saj, këngët e saj më të njohura janë Hot Girl Summer, Savage dhe WAP.  Gjithsesi, si fillim ka ardhur vetëm Lukaku, ndërsa këngëtarja pritet t’i bashkohet sulmuesit verdhekuq javën e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb