Një dron me një mesazh për Heidin ka mbërritur dje në shtëpinë e BBVIP, ku paralajmërohej të kishte kujdes nga Romeo. Në momentin që droni ka fluturuar mbi shtëpi, Heidi dhe Romeo kanë qenë në suitë duke biseduar. Heidi është thirrur nga vetë produksioni për të parë dronin. Në fakt, gjithmonë kur ka dron, banorët thirren nga produksioni që të hyjnë brenda në shtëpi në mënyrë që të mos i lexojnë mesazhet për të mos marrë informacione nga jashtë. Kësaj radhe ndodhi e kundërta.

Pikërisht kjo gjë ka bërë që Romeo të dyshojë se dronin e ka dërguar vetë produksioni.

“Kujdes mikrofonin”, Romeo dyshon se dronin për Heidin e solli

Në momentin që Heidi po diskutonte me Romeon dhe Rozën rreth kësaj gjëje, dhe Romeo po hidhte dyshimet e tij për produksionin, banorëve u është tërhequr vëmendja, duke u thënë, “Heidi, kujdes mikrofonin”. Një shprehje e zakontë kur ata flasin më shumë sesa duhet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: