Ronaldinho, ish-ylli i Brazilit dhe Barcelona-s, akoma nuk e di se çfarë po bënte Roberto Carlos në aksionin që çoi te goli i Thierry Henry, që eliminoi “Seleçao”-n nga Kupa e Botës e 2006-ës.

Në atë kohë, Roberto Carlos ka thënë se ishte në pozicionin e duhur dhe se taktika la në baltë ekipin.

Pavarësisht nga kjo, Ronaldinho ka drejtuar gishtin pikërisht nga ai. “Akoma e pyes veten se çfarë po bënte Roberto Carlos në atë moment”, ka thënë Dinho për “ESPN”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb