Të dielën do të luhet ndeshja finale e Botërorit të Katarit mes Francës dhe Argjentinës. Për këtë sfidë ka folur edhe braziliani Roberto Carlos, duke dhënë mendimin e tij.

“Nuk kam asnjë preferencë mes Argjentinës dhe Francës. Unë jam brazilian dhe do të doja që Seleçao të fitonte, por nuk kam asnjë problem me Argjentinën pavarësisht rivalitetit historik.

Argjentina nuk më entuziazmoi, nuk pashë një lojë të mirë, por nëse është në finale do të thotë se e merituan. Brazili për fat të keq nuk shkoi siç ishte planifikuar. Unë e shoh Francën si favoritin” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: