Kampionati elitar në Arabinë Saudite do të bëhet ndër 4-5 më të  fortit në botë. Kjo nuk është një deklaratë e lëshuar nga një tifoz i zakonshëm, por nga një yll si Cristiano Ronaldo.

“Ndihem shumë mirë. Nëse nuk do të ishte kështu, unë nuk do të gjendesha në këtë grumbullim me Kombëtaren. Po luaj në një kampionat shumë kompetitiv.

Liga saudite duhet të shihet nga një tjetër këndvështrim. Natyrisht që nuk është si Premier League. Do të gënjeja po të bëja këtë krahasim, por është realisht shumë konkurruese.

Ka shumë skuadra të mira, kampionati është i ekuilibruar. Lojtarët arabë janë të mirë, të huajt shtojnë cilësinë. Brenda 5-6 viteve, liga saudite ndoshta do të jetë kampionati i katërt ose i pestë më konkurrues në botë”, tha Ronaldo. Portugezi aktivizohet të Al-Nassr në Arabinë Saudite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: